Tottenhami përsëri e pëson në fund, barazon me Wolves

Tottenhami përsëri nuk ka arritur ta ruajë rezultatin në kohën e rregullt.

Sport

27/12/2020 22:10

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho fitoi vetëm një pikë në udhëtim të Wolves, duke barazuar me rezultat 1 – 1, shkruan lajmi.net.

Ishte Tanguy Ndombele që shënoi në minutën e parë të ndeshjes duke zhbllokuar shifrat, rezultat që mbeti deri në fundin e ndeshjes.

Por, pastaj doli Saiss që pas asistimit të Netos barazoi rezultatin, që doli të jetë i fundit në këtë ndeshje.

Me këtë barazim, Tottenhami renditët me 25 pikë, derisa Wolves renditët në pozitën e 11-të me 21 sosh./Lajmi.net/