Mbappe për Tuchel: Askush nuk do e harrojë kohën tënde këtu, faleminderit trajner

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe ka komentuar shkarkimin e trajnerit Thomas Tuchel.

Sport

24/12/2020 21:59

PSG vendosi që ta shkarkojë Tuchel pas rezultateve negative, derisa Mauricio Pochettino më shumë gjasa do jetë pasuesi i tij, transmeton lajmi.net.

Francezi përmes një postimi në Instagram ka falënderuar Tuchek për gjithçka.

“Është ligj i keq i futbollit, por askush nuk do ta harrojë kohën tënde këtu. Kë shkruar një pjesë të mrekullueshme për historinë e klubit dhe dua të them faleminderit trajner”, shkroi ai.

Në ditët e ardhshme pritet të bëhet zyrtare prurja e Pochettinos në “Parkun e Princave”./Lajmi.net/