Gozhdët e përdorura për të kryqëzuar Jezus Krishtin zbulohen në dhomën sekrete të një manastiri

Arkeologët kanë gjetur fragmente të gozhdëve 6 centimetra në një manastir në Milevsko, Çeki.

Fun

23/12/2020 16:43

Arkeologët kanë zbuluar një faltore që kishte të fshehur brenda një pjesë të thyer të gozhdëve që janë përdorur për të kryqëzuar Krishtin, shkruan “DailyStar”.

Zbulimi u bë në një manastir në qytetin Milevsko të Çekisë. Fragmenti 6 centimetra është gjetur në një vrimë në dhomat sekrete të manastirit.

Ishte zbuluar në një kuti që kishte të gdhendur “IR” që ka kuptimin Jezusi është mbret.

Skuadra e arkeologëve thonë se dhoma sekrete është përdorur për të fshehur artefakte të rralla nga bastisjet në fillim të shekullit të 15.

Zbulimi pritet të konfirmohet vitin e ardhshëm.

Më herët këtë vit, kanë gjetur disa gozhdë të tjera që mendohet të kenë qenë të lidhura me kryqëzimin e Krishtit gjithashtu.

Pas studimit të tyre, ato kanë fragmente të eshtrave të lashta dhe drurit në to. Ato janë gjetur në Jerusalem, në një shpellë të shekullit të parë ku besohet  të jetë edhe varri i Kajafasë, priftit çifut që e vrau Krishtin sipas Biblës. /Lajmi.net/