Ndeshje ‘horror’ ndaj Fiorentinës, Bonucci kërkon falje

Leonardo Bonucci u ka kërkuar falje tifozëve të Juventusit pas humbjes së thellë nga Fiorentina me rezultat 0-3 në Serie A.

Sport

23/12/2020 08:58

Leonardo Bonucci zhvilloi një ndeshje për t’u harruar në humbjen e Juventusit nga Fiorentina me rezultat 3-0 në Serie A.

Qendërmbrojtësi bëri gabime tek secili prej golave të shënuar nga skuadra Viola që ia shkaktuan trajnerit të Bianconerëve, Andrea Pirlo humbjen e parë në drejtim të ekipit në një ndeshje në Serie A.

Pas ndeshjes, mbrojtësi me përvojë ka marrë përgjegjësinë, transmeton lajmi.net.

“Juventusi më i keq i kësaj pjese të parë të sezonit. I kërkoj falje tifozëve në emrin tim, së pari. Nuk ka asgjë për të shtuar”, shkroi Bonucci në Instagram. /Lajmi.net/