Real Madrid triumfon në derbin ndaj Bilbaos
Real Madrid ka shënuar fitore 3:1 në derbin e vjetër të La Ligas ndaj Athletico Bilbaos.
Sport
‘Los Blancos’, edhe pse me një lojtar më tepër në fushë, nuk e kaluan lehtë sfidën ndaj Bilbaos.
Mysafirët mbeten me një lojtar më pak që nga minuta e 13’, kur me të kuq u ndëshkua Raul Garcia.
Në fund të pjesës së parë, Toni Kroos kaloi në epërsi 1:0 Real Madridin, shkruan lajmi.net.
Ander Capa barazoi në 1:1, kur realizoi në minutën e 52’.
Për fitoren e Real Madrid u përkujdes Karim Benzema, me dy gola të shënuara.
Francezi shënoi në minutat 74’ dhe 92’./Lajmi.net/