Simeone: Si rival, e admiroj Real Madrid

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka folur para ndeshjes ndërmjet Real Madrid me rivalin e qytetit Atletico Madrid, në kuadër të xhiros së 13-të të La Ligas.

Sport

11/12/2020 22:53

Atletico Madrid qëndron në vendin e parë me 26 pikë, ku ka edhe mbrojtlen më të mirë deri tani, me vetëm dy gola të pranuar.

Real Madrid qëndron në pozitën e katërt me 20 pikë gjithsej, ndërsa mbrojtja e ‘Los Blancos’ lë për të dëshiruar, pas disa disfatave nga gabimet ata kanë 12 gola të pësuar.

Më parë trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, shprehu admirimin e tij për Diego Simeonen.

Në konferencën për shyp para ndeshjes, Diego Simeone, u pyet për rivalitetin me Realin.

‘Real Madrid ka shumë vjet që është në nivelin më të lartë, kjo gjë të bën t’i admirosh ata si rival. Tani pavarësisht se kanë lojtarë më të vjetër në moshë, 33, 34 dhe 35 vjeçar dhe ende janë në nivel të lartë të konkurojnë me lojtarët e rin’, tha ai.

‘Ne do të vazhdojmë rrugën tonë, do të mundohemi ta luajmë lojën si duam ne dhe ti ndëshkojmë ata. Jam i sigurtë që do të jetë një ndeshje e mirë’, tha ‘El Cholo’, transmeton lajmi.net.

‘Ai (Zidane) transmeton vetbesim tek lojtarët, ka qenë i tillë edhe si futbollist gjithashtu edhe si trajner tani’, përfundoi Diego Simeone./Lajmi.net/