Solskjaer: Duhet ta mbajmë qetësinë
Manchester United do të ndeshet me rivalin e qytetit Manchester City, në kuadër të xhiros së 12-të të Premierligës.
Sport
Duke folur në konferencën për shtyp para derbit, Ole-Gunnar Solskjaer ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
Kur u pyet se a është i frikësuar për punën e tij, ai u shpreh se është i qetë.
‘Është e rëndësishme që të mos bësh panikë, sepse në futboll nuk fitohet çdo ndeshje’, tha norvegjezi, transmeton lajmi.net.
‘Disa lojë i humbisni, dhe disa tjera mund të lënë pasoja tek ti. Jemi rikthyer ndaj disfatave dhe kemi treguar se jemi të mirë, fakti është se nuk jemi më në Ligën e Kampionëve, dhe duhet të mendojmë përpara’, tha ai.
Gazetarët e pyetën edhe për mesfushorin, Paul Pogba, i cili u bë protagonist i polemikave, pasi që agjenti i tij, Mino Raiola, deklaroi se koha e francezit tek Manchester United, ka mbaruar.
‘Unë flas me lojtarët e mi në baza ditore, Pauli nuk bën përjashtim. Çfarë do që të thonë përfaqësuesit e lojtarëve, mua nuk më ndikon asgjë, e kam thënë shpesh’, përfundoi Ole-Gunnar Solskjaer./Lajmi.net/