Klubet me moshën më të re të transferimeve në Evropë, sipas CIES

Sipas Observatorit të Futbollit "CIES", disa nga klubet evropiane veçohen për nënshkrimin e tyre me lojtarë në moshë të re.

Sport

07/12/2020 15:25

Real Madrid moshën mesatare më të ulët sa i përket transferimeve të lojtarëve në skuadrën e parë, më shumë se çdo klub tjetër në pesë ligat më të mira të Evropës, tregojnë hulumtimet.

Observatori i Futbollit “CIES” ka studiuar moshën mesatare të transferimeve të të gjitha klubeve në ligat më të mira në Spanjë, Angli, Gjermani, Itali dhe Francë, me moshën mesatare të Real Madrid prej 22.2 vjet për lojtar më dhe më e reja nga të gjitha klubet, sipas “El Mundo Deportivo”, transmeton lajmi.net.

Kjo moshë është përcaktuar nga nënshkrimet me lojtarë si: Luka Jovic (21 vjet), Eder Militao (21 vjet), Rodrygo Goes (18 vjet), Alvaro Odriozola (22 vjet) dhe Vinicius Junior (18 vjet) në vitet e fundit, do të thotë që Real Madrid fokusohet vetëm në lojtarët e rinj.

“Los Blancos” për pak kalon klubin gjerman, RB Leipzig, mosha mesatare e përforcimeve të tyre është 22.3 për lojtar, pastaj vijojnë klube si: Nice (22.5 vjet), Tottenham (23.9 vjet) dhe Milan (24.3 vjet).

Interesante është se, Barcelona është e dyta në listë në La Liga me një moshë mesatare prej (23.4 vjet), ndërsa Celta Vigo ka mesatare prej (24.7 vjet) dhe Atletico Madrid në (24.8 vjet).

Nga të gjitha klubet evropiane, CSKA Moscow kryeson listën me mesataren më të ulët (21.4 vjet)./Lajmi.net/