Klopp: Shpresoj që Wijnaldum të rinovojë kontratën

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka kërkuar nga mesfushori Gini Wijnaldum, të rinovojë kontratën.

Sport

06/12/2020 23:46

Holandezit i skadon kontrata në fundin e edicionit dhe ende s’ka nisur negociatat për rinovim, transmeton lajmi.net.

Wijnaldum është tejet i rëndësishëm për “Reds” dhe realizojë gol ndaj Wolves.

Tekniku gjerman theksoi që shpreson se Wijnaldum do rinovojë sa më shpejtë.

“Shpresoj që ai të nënshkruajë, të jem i sinqertë”.

“Mund të shohësh se luan gjithmonë. Kemi lidhje të mirë. Shpresoj që do rinovojë”, deklaroi ai.

Wijnaldum vazhdon të pëlqehet shumë nga Barcelona dhe kërkohet nga Ronald Koemani./Lajmi.net/