Milner vë në pikëpyetje sistemin VAR
Liverpooli barazoi në ndeshjen e xhiros së 10-të në Premierligë ndaj Brighton me rezultat 1-1.
Sport
Në intervistën e dhënë për media pas lojës së zhvilluar, menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, kritikoi vendimin për penallti në minutën e fundit dhe u irritua nga pyetjet e gazetarit në lidhje me lojën dhe lëndimet e ekipit të tij.
Edhe Andy Robertson zgjodhi rrjetet sociale për të shprehur zhgënjimin e tij për ndeshjen e sotit.
Së fundmi, edhe James Milner shprehi pakënaqësinë e tij dhe tha:’ Është e ditur edhe e qartë tani, duhet të kemi një diskutim për sistemin VAR. Sigurisht që nuk jam i vetmi që mendon në këtë mënyrë që po prishin harmoninë e lojës së futbollit me gjendjen tanishme’, shkroi 34 vjeçari në Twitter./Lajmi.net/
It’s “clear and obvious” we need a serious discussion about VAR. Sure I’m not alone in feeling like they are falling out of love with the game in its current state. pic.twitter.com/5FGgLtqbHs
— James Milner (@JamesMilner) November 28, 2020