Trajneri i Atalantas, Gasperini: Liverpooli është në momentet më të mira

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini ka thënë se Liverpool është në momentet më të mira të sezonit.

Sport

23/11/2020 22:22

Skuadra italiane do përballet me “Reds” në “Anfield” në kuadër të Ligës së Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Gasperini mendon se kjo ndeshje do jetë tejet e vështirë sepse Liverpooli është në momentet më të mira.

“Sinqerisht, t’i mposhtim do ishte kënaqësi. E pashë Liverpool kundër Leicester dhe ata më shumë mundësi janë në momentet më të mira të sezonit”.

“Të fitojmë me rezultat të mirë në Anfield do ishte e rëndësishme për aventurën tonë në këtë garë dhe do na kënaqte shumë”, deklaroi ai.

Kujtojmë së në ndeshjen e parë Atlanta u turpërua nga Liverpooli duhet humbur me rezultat të thellë 0 – 5./Lajmi.net/