Formacionet e mundshme: Liverpool – Leicester City
Sonte (e diele) do zhvillohet super ndeshja angleze mes Liverpoolit dhe Leicester Cityt.
Sport
Dy skuadrat janë në pjesën e epërme të tabelës dhe do ‘luftojnë’ për pikët e plota në “Anfield”, transmeton lajmi.net.
Vendasit kanë shumë probleme defensive, meqenëse janë pa treshen mbrojtëse Alexander-Arnold, Van Dijk dhe Gomez, që janë të lënduar.
Ndërsa, tek mysafirët janë të gjithë të gatshëm të nisin nga minuta e parë.
Formacionet e mundshme:
Liverpool (4-3-3): Alisson; Williams, Matip, Phillips, Robertson; Fabinho, Thiago, Wijnaldum; Jota, Firmino, Mane.

Leicester (3-4-2-1): Schmeichel; Fofana, Evans, Fuchs; Justin, Mendy, Tielemans, Castagne; Barnes, Maddison; Vardy.

Ndeshja nis në ora 20:15./Lajmi.net/