Ylli i Real Madridit del pozitiv me COVID-19
Sulmuesi i Real Madridit, Luka Jovic ka rezultuar pozitiv pas rikthimit në stërvitje me skuadrën.
Sport
Serbi nuk do jetë në gjendje të përballet me Villarrealin dhe nuk do i bashkohet skuadrës derisa të del negativ, përcjellë lajmi.net.
Pas tri rasteve me koronavirus në skuadër, Jovic tani është i prekuri i radhës, lojtar i cili zakonisht është duke qëndruar në stol.
Problemi për Zidanen është që edhe sulmuesi Karim Benzema nuk është stërvitur me skuadrën, andaj nuk dihet nëse do jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës.
Pozita e numrit nëntë pritet t’i besohet Mariano Diazit./Lajmi.net/