Manchester City rivalizon top klubet evropiane për Erling Haaland
Manchester City i është bashkuar garës me Manchester Unitedin dhe Real Madridin për sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.
Sport
Haaland iu bashkua klubit gjerman nga RB Salzburgu dhe ka regjistruar 27 gola në 29 ndeshje, transmeton lajmi.net.
Sipas Bild, “Qytetarët” e duan Haalandin, ngase e shohin si pasuesi i Sergio Agueros, që i skadon kontrata në qershor.
Kontrata momentale e norvegjezit skadon në qershorin e vitit 2024, por ka klauzolë të lirimit me vlerë 65 milionë euro që mund të aktivizohet në vitin 2022.
Sidoqoftë, top klubet evropiane janë duke provuar ta transferojnë në verën e ardhshme./Lajmi.net/