Rruga e Qumështit përmban të paktën 300 milionë planetë të banueshëm për njerëzit
Sipas NASA planeti më i afërt ku mund të zhvillohet jeta është rreth 20 vite-dritë larg.
Fun
Rreth 300 milionë planetë vetëm brenda Rrugës së Qumështit janë të përshtatshëm për të zhvilluar jetë njerëzore, shkruan “DailyMail”.
Katër prej tyre janë brenda 30 vite-dritë largësi, kurse më i afërti është vetëm 20 vite-dritë larg, transmeton lajmi.net.
Rreth 7% e yjeve me ngjashmëri të mëdha me diellin kanë të paktën një planet që i përshtatet kushteve të tokës që rrotullohet rreth tyre.

Mirëpo, shifra 300 milionë është marrë si shifra më e vogël e mundshme, në rrethanat më të mira, janë rreth 3 miliardë planetë në galaktikën tonë që mund të zhvillojnë jetën njerëzore.
Këto të dhëna janë marrë nga teleskopi Kepler që u dërgua në hapsirë për rreth 3,5 vite, por rezervat e karburantit ishin të mjaftueshme për ta mbajtur atë në hapsirë për 9 vite, 7 muaj dhe 23 ditë.
Kepler u kthye në tokë në vitin 2018.
Të dhënat e mbledhura nga Kepler janë aq të shumëta që edhe tani pas 2 vitesh, astronomët publikojnë zbulime të reja.

Astronomët e kanë gjetur këtë shifër të planetëve të banueshme vetëm mes planetëve me madhësi mes gjysmës së diametrit të tokës, ose 50% më të madh.
Kjo është bërë sepse planetët më të mëdhenj zakonisht kanë gazra helmues për njerëzit, si shembull Jupiteri ose Saturni.
Gjatë rrugëtimit të tij, Kepler ka konfirmuar 2,662 planetë, ka dokumentuar 62 supernova (Shpërthime të yjeve), ka udhëtuar më shumë se 150 milionë km larg tokës. /Lajmi.net/