Ylli i YouTube vret dy foshnjat e veta të sapolindura dhe i hedhë në plehra
Alyssa Anne Dayvault, një blogere e bukurisë, ka hedhur në plehra dy foshnja të sapolindura disa momente pas lindjes së tyre.
Fun
Ylli i YouTube, Alyssa Anne Dayvault, është dënuar me 40 vjet burgim në lidhje me vrasjen e dy foshnjave të veta, raporton “DailyStar”.
Dayvault, 32 vjeçe, nuk u shfaq në gjykimin e saj në tetor dhe juria e ka shpallur fajtore për vrasjen e dy foshnjave dhe abuzimit të fëmijëve në mungesën e saj, transmeton lajmi.net.
Dënimi i saj u vendos të enjtën, dhe nuk do të ketë ulje dënimi.

Dayvault solli në jetë një vajzë në vitin 2017 dhe një djalë në vitin 2018. Ajo i hodhi në plehra pak momente pas lindjes.
Ajo shfaqi shumë pak emocione gjatë seancës dëgjimore, por pasi u vendos dënimi i saj, nëpër lot ajo tha se ajo donte tu kërkonte falje dy vajzave të tjera që kishte për çfarë ka bërë.
Avokati mbrojtës i Dayvault u shpreh se ajo vuante nga sëmundje psikike, prandaj ajo edhe nuk ishte prezent në seancën e saj të gjykimit.

Juria u përgjigj se edhe me rrethanat e saj psikike, nuk arsyetohej veprimi i saj me foshnjat e sapolindura.
Pas lindjes ajo kërkoi ndihmë mjekësore dhe tha se kishte lindur në shtëpi. Kurse gjatë marrjes në pyetje nga policia ajo tha se kishte pasur humbur fëmijën dhe i ishte dashur ta abortonte.
Më vonë gjatë investigimit ajo pranoi të kishe lindur foshnjat dhe krimin e kryer. /Lajmi.net/