Liverpooli demolon në udhëtim Atalantan, Jota realizon het-trik
Liverpooli ka triumfuar me rezultat bindës 0 - 5 në udhëtim të Atalanta.
Sport
“Reds” ishin në top formë, derisa ylli i ndeshjes ishte Diego Jota që realizoi het-trik, shkruan lajmi.net.
Portugezi realizoi dy herë në pjesën e parë (16′, 33′), rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.
Gjatë pjesës së dytë, ishte Mohamed Salah që trefishoi rezultatin (47′), kurse pas katër minutave Sadio Mane shënoi golin e katër për mysafirët.
Por, kjo nuk mbaroi me kaq, pasi Jota në minutën e 54-të arriti të kompletoi het-trikun.
Pas kësaj fitore, Liverpooli mban kreun me nëntë pikë, derisa Atalanta renditët në pozitën e tretë me katër sosh./Lajmi.net.