Filmat horror mund të iu ndihmojnë të tejkaloni frikët tuaja

Filmat që sot mund të ju duken shumë të frikshëm për t’i shikuar mund të iu mësojnë ta lironi ankthin.

Lifestyle

02/11/2020 12:23

Nicole Johnson tregon nga eksperienca personale se si ajo kaloi frikët e saj më të mëdha përmes filmave horror, shkruan “NationalGeographic”, transmeton lajmi.net.

Kur ajo ishte shtatë vjeçe, nëna e saj vdiq nga overdoza dhe që atë herë ajo kishte një frikë të theksuar kur bëhej fjalë për vdekjen e saj apo të personave të afërt të saj.

Ajo kishte frikë të bënte shumë aktivitete normale për një fëmijë ose adoleshent, si p.sh. të ngiste biçikletën sepse kishte frikë se do lëndohej dhe të vdiste.

Në shkollë të mesme, ajo me disa miq bleu një film horror. Ajo gjatë gjithë filmit mbylli sytë, klithi dhe u tmerrua, por pasi përfundoi filmi ajo ndjeu dy gjëra: krenari, sepse mundi ta shikonte filmin deri në fund dhe një ndjenjë çlirimi të përzier me eufori.

Pas kësaj ajo filloi të shikonte filma horror gjatë periudhave të pakëndshme jetësore, si vdekja e të afërmve ose divorci, transmeton lajmi.net.

Në këtë mënyrë ju mund të mësoni të kontrolloni frikët tuaja më të mëdha.

Një hap tjetër i rëndësishëm për tejkalimin e frikës është të bisedoni për të. Kur ne shprehemi për ato që na frikësojnë, kjo na jep një mundësi më të mirë për të kuptuar se çka ndjejmë si pasojë e kësaj frike dhe ta kuptojmë bazën e saj.

Në situata që neve mund të na duken të frikshme, sistemi nervor simpatik fillon të shpejtoj rrahjet e zemrës, ngrit presionin e gjakut dhe e përgatit trupin që të ikë nga rreziku.

Në momentin që kjo mbaron, sistemi nervor parasimpatik e qetëson trupin tonë dhe ne ndjejmë një formë çlirimi dhe qetësimi.

Sa më shumë që ne përballemi me frikën tonë, sistemi nervor simpatik do ta njoh “rrezikun” dhe do ta dijë se a është aq i rrezikshëm sa kemi menduar më parë apo jo.

Gjithashtu është bërë një eksperiment me rreth 300 persona, ku është vërtetuar se personat që shikojnë më shumë filma horror, e kanë përballuar dhe vazhdojnë ta përballojnë situatën pandemike më mirë se personat që nuk shikojnë filma horror. /Lajmi.net/