Rita Ora, prezantuese e MTV Europe Music Awards, Dua Lipa e nominuar

Rita dhe Dua duket se do të bëhen bashkë në një skenë.

ShowBiz

27/10/2020 19:14

Dy javë më parë u shpallën nominimet për evenimentin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards.

Ngjarja, e cila shënon edicionin e 27-të sivjet, do të transmetohet globalisht përmes MTV të dielën më 8 nëntor. Sa i përket artisteve shqiptare, e vetmja e nominuar sivjet në MTV EMA 2020 është këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa, transmeton lapsi. Ajo u nominua në katër kategori përfshirë, “Artistja më i mirë e vitit”, “Kënga më e mirë e vitit”, “Artistja më e mirë e zhanrit Pop” dhe “Artistja më e mirë regjionale”. Ndërkaq, së fundmi u bë e ditur së Rita do të jetë prezantuese e MTV EMAs përmes një postimi që ka ndarë në InstaStory.

“E emocionuar që do ta prezantojë këtë vit, MTV EMA”, ka thënë ajo. Alicia Keys, DaBaby, Karol G, Jack Harlow dhe Tate McRae, këto janë disa nga artistet që do të performojnë në MTV Europe Music Awards (EMA). Lady Gaga në tjetrën anë kryeson nominimet për EMA me gjithsej shtatë çmime duke përfshirë, “Videoja më e mirë e vitit”, “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Bashkëpunimi më i mirë i vitit”, për këngën e saj “Rain on Me”.