Moment i tmerrshëm kur një Jeep bie nga shkëmbi
Video tregon momentin e tmerrshëm kur një Jeep ra në një shkëmb të Kolorados.
Fun
“Një Jeep filloi të rrotullohej me dy pasagjer, njëri mashkull dhe tjetra femër 23-vjeçare”, tha policia në një deklaratë, transmeton lajmi.net.
Policët thanë se automjeti u rrokullis poshtë në buzë të shkëmbit, duke hedhur femrën nga automjeti para se të ndalonte.


Video nga pamja e një makine tregon rrugët e ngushta. Ndërsa automjeti lëviz ngadalë nëpër rrugët shkëmbore, papritmas, një Jeep i kuq vjen duke u përplasur në rrugët e malit.
Policia tha se si mashkulli dhe femra u dërguan menjëherë në spital pas incidentit. Mashkulli pësoi vetëm “lëndime të lehta”, por femra mbeti “me dëmtime më serioze traumatike”, tha policia.

Ajo tani thuhet se është në gjendje të qëndrueshme, por do të vazhdojë shërimin e saj pas operacionit dhe do të kalojë terapi dhe rehabilitim. /Lajmi.net/



