Kadetët e sapodiplomuar të policisë egjiptiane zhvishen para presidentit
Policia në Egjipt ka shfaqur forcat e reja me një paradë pa këmisha në një video që tashmë u bë virale.
Fun
Radhë burrash me muskuj shihen duke pozuar në çatitë e makinave, furgonave dhe tankeve ndërsa flamuj egjiptianë valëviten, raporton “DailyMail”, transmeton lajmi.net.
Gjithashtu një platformë me shumë nivele që mban dhjetëra policë u shfaq.
Ngjarja, e cila u transmetua në televizionet egjiptiane, ka bërë bujë në mediat sociale. Shumë përdorues të rrjeteve sociale e krahasojnë këtë eveniment me paradat e krenarisë së komunitetit LGBTQ.
Lidhja ishte pa dyshim e paqëllimshme pasi vendi konservator ka qenë i njohur për të përdorur akuzën e “degjenerimit” për të ndjekur penalisht njerëzit LGBTQ.
Transmetimi televiziv u shpreh: “burrat e fortë që tregojnë trupat e tyre të fortë”, së bashku me automjetet e blinduara kishin për qëllim të përfaqësonin fuqinë e forcave të sigurimit të Egjiptit, transmeton lajmi.net.
Gjatë parakalimit policët mund të shihen të gjunjëzuar ndërsa kalojnë Presidentin Egjiptian Abdel Fattah el-Sisi, një ish gjeneral i ushtrisë dhe mysafiri i nderit në festimet.
Ceremonia përfshiu gjithashtu demonstrime të aftësive sportive të kadetëve dhe betimin e kadetëve të rinj.
Parada u zhvillua në Kajro të Re, një qytet i madh në periferi të Kajros i planifikuar si një kryeqytet i ndërtuar për qëllime të caktuara. /Lajmi.net/