Një trend në TikTok po zhvillohet nga prindërit që u tregojnë fëmijëve se ata ishin një ‘gabim’
Prindërit u tregojnë fëmijëve të tyre se ata ishin një 'gabim' në trendin qesharak të TikTok.
Fun
Trendi i cili ka marrë hov gjatë javës së kaluar, përfshin nënat dhe baballarët që regjistrojnë veten ndërsa fëmijët e tyre të rritur dhe adoleshentë mund të shihen mbrapa, transmeton lajmi.net.
Ata pastaj i mbivendosin videot me mesazhe jo dhe aq të këndshme për fëmijët e tyre, madje disa ankohen me humor se fëmijët e tyre nuk duhet të kishin lindur kurrë.


Mbrapa, fëmijët e tyre ose duken të pavetëdijshëm se po filmohen, ose po bëjnë diçka qesharake.
Në këtë trend qesharak kanë marrë pjesë edhe persona të njohur për publikun të cilët janë mjaft të njohur edhe në aplikacioni TikTok. /Lajmi.net/



