Një vajzë e vogël e shëtit tigrin e saj në një rrugë në Meksikë
Momenti i tmerrshëm i një vajze që shihet duke ecur me një tigër në një rrugë në Meksikë.

Fun
Pamjet tregojnë vajzën duke ecur përgjatë një rruge me tigrin e saj në qytetin Guasave, transmeton lajmi.net.
Në video dëgjohet një burrë duke thënë: “Shikoni, në Guasave, njerëzit dalin të ecin me një tigër”. Grabitqari ecën i qetë rreth vajzës ndërsa i referohet tigrit të dytë: “Tjetri është atje, ai më i vogli”.
Media lokale raportoi se zotërimi i një tigri në Meksikë është i lejuar, ekzistojnë udhëzime të rrepta për sigurinë e kafshës, pronarëve të saj dhe fqinjëve të tyre. /Lajmi.net/