Greqi në formën më të mirë viteve të fundit, Kosova pa fitore në shtatë ndeshje

Sonte Kosova luan ndeshjen e tretë të muajit tetor.

Sport

14/10/2020 10:51

‘Dardanët’ do të luajnë në Athinë kundër Greqisë në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës së Kombeve.

Djemtë tanë do kërkojnë fitore pas disa rezultateve negative, anipse përballë do të kenë një kundërshtar tejet të vështir.

Bernard Challandes ka vetëm gjashtë zëvendësues në bankë, përfshirë edhe portierin.

Përveç mungesave të shumta, Kosova do të ketë problem të madh pasi grekët janë në formën më të mirë të viteve të fundit.

Në shtatë ndeshjet e fundit, Greqia ka pesë fitore, një barazim dhe një humbje nga Austria. Ndërkohë, Kosova ka pësuar gjashtë humbje dhe vetëm një barazim.

Ndeshja luhet nga ora 20:45. /Lajmi.net/