Ylli i Italisë del pozitiv në COVID-19

Koronavirusi ka prekur edhe ekipin A kombëtar të Italisë.

Sport

13/10/2020 19:55

Është sulmuesi Stephan El Shaarawy që ka dalë pozitiv në prag të ndeshjes Itali – Holandë, raportojnë mediet italiane, përcjell lajmi.net.

Mjeku italian, profesor Ferretti, ka folur në lidhje me situatën.

Ai ka thënë se në mëngjesin e ditës së martë, kombëtarja ka marrë rezultatet e testeve të kryera të hënën në mbrëmje, dhe një shtupë ka qenë pozitive.

Sipas tij, bëhet fjalë për Stephan El Shaarawy./Lajmi.net/