Talenti francez që mori fanellën nga Ronaldo: Nuk do ta laj atë
Talenti i madh francez, Eduardo Camavinga, hyri në lojë mbrëmë në ndeshjen kundër Portugalisë dhe më në fund mori fanellën nga Cristiano Ronaldo.

Sport
I riu francez kishte një shans të takohej me idhullin e tij Ronaldo, dhe jo vetëm kaq, por ai gjithashtu mori fanellën nga portugezi.
Camavinga mburrej në rrjetet sociale dhe premtoi se nuk do të lante fanellën e idhullit të tij.
Ylli i Rennes bëri debutimin e tij për ekipin kombëtar francez muajin e kaluar dhe është gjithnjë e më shumë pjesë e Francës.
Shumë gjigantë evropianë po tregojnë interes të fortë për të, dhe ai më së shpeshti është lidhur me një transferim në Real Madrid. /Lajmi.net/
Camavinga: “I don’t wash it.”
Incredible influence by CR7 ??? pic.twitter.com/j25gRZWWVL
— Max Statman (@eMaxStatman) October 12, 2020