Gjermania fiton në Kiev, mposht Ukrainën

Gjermania ka shënuar një tjetër fitore në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sport

10/10/2020 22:36

Skuadra e drejtuar nga Joachim Low ka mposhtur kombëtaren e Ukrainës me rezultatin 1:2, shkruan lajmi.net.

Gjermanët gjetën rrugën e golit qysh në minutën e 20’, kur rrjetën e tundi Ginter.

Pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Leon Goretzka shënoi për 0:2, kur luhej minuta e 49’.

Ukraina arriti që të reagonte në minutën e 77, me golin e Malinovskyi, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë fitore, Gjermania numëron tashmë pesë pikë në tri ndeshje, për pozitën e dytë. Ukraina mbetet në kuotën e tri pikëve, në po aq ndeshje të luajtura. /Lajmi.net/