Liga e Kombeve: Sot zhvillohen këto ndeshje
Sot e (shtunë) zhvillohen ndeshjet e para të xhiros së tretë në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve.

Sport
Tifozët e futbollit, do të kenë mundësinë të shohin ndeshjet nga Liga A, grupi 4, dhe nga Liga C dhe D.
Spanjë – Zvicër dhe Ukrainë – Gjermani, janë ndeshjet nga Liga A, shkruan lajmi.net.
Në Ligën C takohen Luksemburg – Qipro dhe Mali i Zi – Azerbajxhan.
Liga D sjellë përballjet Ishujt Faroe – Letoni dhe Andorra – Malta.
Ndeshje tjetër që zhvillohet sot është ajo mes Litenshtajnit dhe Gjibraltarit./Lajmi.net/