Pogba te Real Madird? Nuk ka gjasa

Real Madrid kanë hedhur poshtë mundësinë për transferimin e Pogba.

Sport

09/10/2020 22:45

Paul Pogba është emër i larguar nga lista e dëshirave të Real Madrid, bën të ditur ‘AS’, transmeton lajmi.net.

Francezi ka pranuar se ëndërron të luajë me ‘Los Blancos’, por ata nuk kanë dëshirë të paguajnë pagën e tij 15 milionë euro në vit.

Madrilenët do të kthejnë gjithë insistimin e tyre për të transferuar yllin e PSG, Kylian Mbappe.

Kurse, për mesfushën, alternativë do të jetë Eduardo Camavinga i Rennes.

Këto lëvizje, Real Madrid synon t’i finalizojë gjatë verës së ardhshme. /Lajmi.net/