Sërfisti shmang sulmin e peshkaqenit
Ky është momenti i një sërfisti që i shpëton sulmit të një peshkaqeni i cili rrëshqet nën këmbët e tij.
Fun
Momenti i tmerrshëm është kapur me dron ndërsa peshkaqeni i afrohet gjithnjë e më afër sërfistit, transmeton lajmi.net.
Sërfisti tha: “Kam dëgjuar një spërkatje të vogël pas meje, pashë prapa dhe nuk kishte asgjë”.

“Peshkaqeni kishte ardhur disi drejt meje nga përpara, pastaj shkoi rreth e përqark dhe kishte një lëvizje të vogël te këmbët e mia, në minutat e fundit u kthyen mbrapa”, shtoi sërfisti.

Ende nuk dihet se çfarë lloj peshkaqeni ishte.
32-vjeçari tha se kjo përvojë ishte ndryshe nga çdo gjë që ai kishte ndjerë më parë, pavarësisht se kishte sërfuar pranë peshkaqenëve në të kaluarën. /Lajmi.net/

