Ndërron jetë aktori Thomas Jefferson Byrd
Mësohet se ka vdekur aktori Thomas Jefferson Byrd në moshën 70 vjeçare në Atlanta, Georgia.
ShowBiz
Sipas raportimeve të Departamentit të Policisë, Thomas Jefferson Byrd ka humbur jetën, pasi u qëllua me armë zjarri, shkruan Fox News.
U deklarua se ngjarja ka ndodhur të shtunën, në 1:45 të mëngjesit ku policia gjeti një mashkull të shtrirë në rrugë pa shenja jete, transmeton lajmi.net.
Viktima më vonë u identifikua si Thomas Jefferson Byrd, i cili u shpall “i vdekur nga plagët e shumta me armë zjarri në shpinë”.
Fox News ka kontaktuar me mikun e Thomas, Craig Wyckoff, i cili shpreh se aktori u fut në debat në një dyqan para se të shkonte në shtëpi./Lajmi.net/