Kjo është ndeshja e vetme që luhet sot në Superligën e Kosovës
Superliga e Kosovës sot (e shtunë) starton me xhiron e pestë.
Sport
Në orar është vetëm një ndeshje, shkruan lajmi.net.
Skuadra e rikthyer në Superligë, Besa e Pejës, pret në shtëpi Trepçën ’89, në ndeshjen që fillon nga ora 15:00.
Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, Besa e Pejës nuk ka marrë asnjë pikë, me tri gola të shënuara dhe 12 të pësuara.
Në anën tjetër, Trepça ’89 ka zhvilluar vetëm tri ndeshje, duke marrë dy fitore.
Ata kanë mposhtur FC Prishtinën xhiron e fundit, me rezultat 1:0./Lajmi.net/