Haradinaj i ankohet sërish Trumpit për shkeljen që Serbia po ia bën marrëveshjes së 4 shtatorit
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka reaguar sërish ndaj shkeljeve që Serbia po i bën marrëveshjes së arritur më 4 shtator në Uashington, konkretisht pikës për ndaljen e fushatës kundër njohjeve të pavarësisë së Kosovës.
Lajme
Në një postim në Twitter në të cilin e ka etiketuar edhe presidentin Trump për ta njoftuar për sjelljet e Beogradit, Haradinaj ka përmendur falënderimin që ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ia ka bërë ambasadorit të Angolës në Serbi për mosnjohjen e Kosovës, shkruan lajmi.net.
Sipas saj, Daçiq nuk po lodhet me konflikte dhe agresion diplomatik.
“Siç edhe është pritur, Ivica Daçiq nuk është i lodhur nga konfliktet dhe agresiviteti politik: Sot ai falënderoi ambasadorin e Angolës në Beograd për mosnjohjen e Kosovës dhe respektimin e të ashtuquajturit “Integriteti Territorial të Serbosë. @PresideniTrump. Kështu pika e 15-të e marrëveshjes është shkelur sërish nga Serbia”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/
As expected, #ivicadacic is NOT tired of conflicts & diplomatic aggression:
Today he thanked #Angola’s Amb. to Belgrade for not recognising #Kosovo & respecting the so called “Serbia’s territorial integrity.”@POTUS brokered #WashingtonAgreement pt 15 breached again by #Serbia.
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) September 29, 2020