Zidane: Barcelona mund të luftojë për titullin e kampionit

Zinedine Zidane nuk sheh shumë telashe brenda skuadrës së Barcelonës.

Sport

26/09/2020 08:17

Trajneri i Real Madrid, nuk është i rehatuar as pas disa problemeve të brendshme te skuadra e Barcelonës.

Francezi e di se kualiteti i lartë te skuadra e ‘Camp Nou’ iu jep mundësi që të garojnë për titullin e kampionit.

“Do të jem respektues. Anash, nuk e di çfarë ndodh brenda, kjo është pse nuk dua të përfshihem”, ka thënë Zidane duke folur lidhur me skuadrën e Barcelonës, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se secili klub ka vështirësitë dhe problemet. Mendoj se Barcelona, në kuptimin e klubit dhe skuadrës, do të jenë konkurrues në secilin titull. Nuk kam dyshim”, ishin fjalët e Zizou.

Real Madrid këtë edicion e ka nisur me synimin për të ruajtur titullin e kampionit. /Lajmi.net/