Apple i humb 180 miliardë dollarë për një ditë
Apple humbi 180 miliardë dollarë dje, e cila është humbja më e madhe e ndonjë kompanie në një ditë të vetme në histori.
Auto & Tek
Ndonëse kjo tingëllon si një humbje astronomike, kompania ka ende një vlerë prej dy trilionë dollarësh, shkruajnë mediet amerikane, transmeton lajmi.net.
Kjo ndodhi kur aksionet e Apple ranë në 8% të enjten, 3 shtator, e cila në fund të fundit barazohej me 180 miliardë dollarë të humbur për prodhuesin e iPhone-ve.
Pavarësisht se mori një goditje të madhe dje, aksionet e Apple janë akoma me 65% në afërsi të tregut nga janari i këtij viti, raporton Barron. /Lajmi.net/