Sveçla pas arrestimit të katër të dyshuarve për vrasjen e Arlinda Zekajt: Asnjë përgjegjës nuk duhet të mbetet pa u hetuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shkruar në lidhje me arrestimin e katër të dyshuarve të tjerë të përfshirë në vrasjen e Arlinda Zekajt. Sveçla ka thënë se hetimet për këtë rast duhet të vazhdojnë në të gjitha dimensionet, deri në zbardhjen e plotë të tij. “Mirëpres çdo hetim dhe veprim institucional që…

Lajme

24/11/2026 16:50

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shkruar në lidhje me arrestimin e katër të dyshuarve të tjerë të përfshirë në vrasjen e Arlinda Zekajt.

Sveçla ka thënë se hetimet për këtë rast duhet të vazhdojnë në të gjitha dimensionet, deri në zbardhjen e plotë të tij.

“Mirëpres çdo hetim dhe veprim institucional që ndihmon në zbardhjen e plotë të rastit dhe sjelljen para drejtësisë jo vetëm të kryesve, por edhe të të gjithë atyre që mund të kenë kontribuar apo lehtësuar kryerjen e këtij krimi. Vrasja e grave nuk mund të ketë asnjë justifikim dhe autorët duhet të marrin dënimin maksimal të paraparë me ligj. Dënimi me burgim të përjetshëm i konfirmuar dje ndaj Naim Murselit për vrasjen e Liridonës është një dëshmi e rëndësisë së ndëshkimit të merituar për krime të tilla”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka thënë se mbeten në mbështetje të plotë të institucioneve në zbardhjen e çdo rrethane dhe në vënien para përgjegjësisë të secilit që ka pasur dijeni për rrezikun me të cilin përballej Arlinda, përfshirë edhe ata që përballë kërkesës së saj për të jetuar e sigurt, madje edhe në pronën e saj, kanë zgjedhur të qëndrojnë spektatorë në vend se të veprojnë për mbrojtjen e jetës së saj.

“Asnjë përgjegjësi nuk duhet të mbetet pa u hetuar dhe asnjë shkelje pa u trajtuar sipas ligjit”, ka shkruar Sveçla. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: