Karakteristika që do mund ta bëjë iPhone 12 shumë më të shpejtë sesa versionet e mëparshme

IPhone 12 i ri ka të ngjarë të ketë azhurnimet në vijim: një procesor më të shpejtë, softuerin më të fundit iOS, lidhjen wireless 5G dhe një mori azhurnimesh të tjera që do ta bëjnë iPhone 12 smartfonin më të shpejtë të prodhuar ndonjëherë nga Apple.

Auto & Tek

01/09/2020 13:55

Por më shumë se çdo përditësim tjetër, një tipar i ri mund ta bëjë iPhone 12 të ndihet dukshëm më i shpejtë: Një ekran me shpejtësi të lartë të rifreskimit, shkruan CNN Business, transmeton lajmi.net.

Një thashethem që ka vazhduar këtë vit është se iPhone 12 do posedojë një ekran 120 Hz. Ky është një ekran që mund të shfaq 120 korniza të ndryshme, ose imazhe, në sekondë.

Ekrani aktual i iPhone, si shumica e ekraneve të smartfonëve dhe kompjuterit, është i ngrirë në 60 Hz, ose 60 korniza për sekondë.

Por, ekranet me shpejtësi të lartë freskimi marrin shumë bateri, kështu që me gjasë Apple është duke e përgatitur një bateri me kapacitet të lartë. /Lajmi.net/