Suarez – Juventus, vjen lajmi i madh nga Di Marzio

Luis Suarez mund të transferohet në Serie A.

Sport

28/08/2020 08:11

E ardhmja e Luis Suarezit mund të jetë në Serie A.

Gianluca di Marzio nga Sky Sport ka bërë të ditur se Juventus i është bashkuar garës për transferimin e sulmuesit nga Barcelona, transmeton lajmi.net. Suarez pritet të largohet nga Camp Nou, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Ylli uruguaian nuk zë vend në planet e trajnerit të ri, Ronald Koeman.

Andaj, Bianconerët kanë filluar ta konsiderojnë transferimin e tij në Torino.

Rol të rëndësishëm pritet të luajë mënyra e largimit të tij nga Barcelona.

Nëse palët arrijnë marrëveshje për shkëputjen e kontratës, Juventus do ta ketë më të lehtë transferimin e Suarezit si futbollist i lirë. /Lajmi.net/