E jashtëzakonshme: Ky burrë i ka flokët pesë metra, nuk i ka larë qe 80 vite

Ndonëse periudha e izolimit i detyroi burrat nëpër botë që të rrisnin flokët më shumë sesa zakonisht, asnjë gjatësi e flokëve të tyre nuk mund të krahasohet me atë të Nguyen Van Chien.

Fun

26/08/2020 18:30

Burri 92-vjeçar nga rajoni jugor i Vietnamit, Mekong Delta, krenohet me gjatësinë e flokëve të tij (pesë metra), të cilat nuk i ka prerë, larë e as krehur qe gati 80 vite, shkruan The Guardian, transmeton lajmi.net.

“I qëndroj besnik besimit se, po i preva flokët, do të vdes. Nuk guxoj të ndryshoj asgjë në to, madje as nuk i krehi”, u shpreh Chien.

“Gjëja e vetme që bëjë me flokët e mia është tharja e tyre nëpërmjet një shalli”, deklaroi tutje ai.

Chien, i cili beson në nëntë fuqi dhe shtatë perëndi, thotë se hyjnitë i bënë thirrje atij të rriste flokët, të cilat i mbledhë nën një çallmë ngjyrë portokalli.

Atij iu kërkua që t’i priste flokët në shkollë, por u largua nga ajo në klasë të tretë me idenë se nuk do i priste, krehte e lante ato asnjëherë.

“Flokët duken të thjeshta, por janë shënjtore”, deklaroi për The Guardian 92-vjeçari vietnamez. /Lajmi.net/