Gjyshja më “seksi” në botë, e tregon sekretin e bukurisë

Një gjyshe 49 vjeçare, Gina Stewart ka treguar sekretin e bukurisë së saj.

Fun

25/08/2020 20:45

Ajo njihet si gjyshja më “hot” në botë dhe për ta arritur këtë kryen disa trajtime.

Stewart ka treguar se futet në sesione krioterapie për t’u dukur kaq e re.

Gjyshja më e njohur në botë është shprehur se rri në temperatura super të ulëta në mënyrë që të përtërijë pamjen e saj.

“Është një sesion tre minuta dhe unë ngrij në temperatura -110 gradë. Është më ftohtë se në Polin e Veriut”, ka treguar ajo.

Stewart pohon se njerëzit nuk i besojnë për moshën.