Juventus cakton çmimin për shitjen e Dybalas
Paulo Dybala spekulohet se mund të largohet nga Juventus.
Sport
Paulo Dybala mbetet në shitje.
E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se sulmuesi argjentinas ende nuk e ka të sigurt qëndrimin te Juventus, transmeton lajmi.net.
Dybala ende nuk ka vazhduar kontratën me Bianconerët edhe pse bisedimet tashmë disa muaj janë duke u zhvilluar për të konfirmuar të ardhmen e tij në Torino.
Trajneri i ri i Juventusit, Andrea Pirlo besohet se llogarit në shërbimet e Dybalas.
Mirëpo, drejtuesit e klubit mund ta konsiderojnë shitjen e tij për 80-100 milionë euro. /Lajmi.net/