Ciao Juventus, Douglas Costa në Premierligë

Douglas Costa pritet të largohet nga Juventus.

Sport

18/08/2020 09:41

Manchester United ka shfaqur interesim për transferimin e sulmuesit të Juventusit, Douglas Costa, raporton Sky Sport Italia, transmeton lajmi.net.

Red Devils mund të paraqesin një ofertë formale për blerjen e 29 vjeçarit, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Përpjekjet e Manchester United për transferimin e yllit brazilian vijnë pas dështimit për të arritur tek objektivi kryesor, Jadon Sancho nga Borussia Dortmund.

Costa, i cili shënoi tre gola në 29 paraqitje për Juventusin në sezonin e fundit ka edhe dy vite në kontratën e tij me skuadrën kampione nga Serie A. /Lajmi.net/