Liverpool ende nuk ka bërë ofertë zyrtare për Thiagon

Liverpool ende nuk ka bërë ofertë zyrtare për mesfushorin e Bayern Munich, Thiago Alcantara.

Sport

14/08/2020 16:25

‘The Reds’ ka disa janë që janë pjesë e spekulimeve në mediet sportive për interesimin e tyre për mesfushorin spanjoll.

Bayern Munich, ka pranuar se Thiago mund të largohet këtë verë, por për shërbimin e tij po kërkojnë 30 milionë euro.

Sky Sport në Gjermani raporton se ende nuk ka pasur kontakte mes dy klubeve rreth këtij transferimi të mundshëm, përcjell lajmi.net.

Thiago Alcantara është pjesë e Bayernit që nga viti 2013, kur ishte transferuar nga Barcelona.

Lojtari gjithashtu po kërkohet edhe nga Manchester City dhe PSG./Lajmi.net/