Nëse Allegri merr drejtimin e Inter, Kroos do të jetë transferimi i parë

Massimiliano Allegri vazhdon të lidhet me skuadrën e Inter.

Sport

14/08/2020 13:46

Ditë pasi është raportuar për një konflikt mes Antonio Conte dhe krerëve të Inter, Massimiliano Allegri vazhdon të shihet si trajneri i ardhshëm, potencialisht, te skuadra e Inter.

Madje, ka zëra që zbulojnë edhe dëshirat e Allegri për skuadrën e Inter.

E përditshmja spanjolle ‘AS’, raporton se Toni Kroos është objektivi primar i Allegri, transmeton lajmi.net.

Allegri së fundmi ka drejtuar skuadrën e Juventus, por ka më shumë se një vit që është i papunë.

Në anën tjetër, Antonio Conte ka deklaruar se gjithçka është nën kontroll sa iu përket raporteve me Inter. /Lajmi.net/