Lakers pësojnë ndaj Indiana Pacers, nuk mjaftojnë 31 pikët e LeBron James

Los Angeles Lakers kanë pësuar një tjetër humbje.

Sport

09/08/2020 08:22

Me vendin e parë të siguruar në konferencën perëndimore, Lakers nuk kanë treguar rezultatet më të mira të mundshme në ndeshjet e fundit.

Mbrëmë, në Orlando, Lakers janë mposhtur me rezultatin 116:111 në përballjen me Indiana Pacers, shkruan lajmi.net.

Më i dalluari në radhët e Lakers ishte ‘Mbreti’ LeBron James, i cili kontribuoi me 31 pikë, tetë kërcime, shtatë asistime dhe 1 bllokadë.

Në anën tjetër, T J Warren ka vazhduar me paraqitjet spektakolare të tij në Orlando.

Lojtari i Indiana ka shënuar plot 39 pikë, duke shtuar edhe pesë kërcime. Ai u ndihmua nga Brogdon me 24 pikë dhe Oladipo me 22 sosh.

LeBron dhe Lakers tashmë do të shohin përpara për t’u kthyer te fitoret, por sigurisht fokusi i ‘Mbretit’ mbetet faza e ‘Play Off’. /Lajmi.net/