Trump i shpalli luftë TikTok-ut, por i ngeli në derë

Pas deklaratave të Trump disa ditë më parë rreth "zhdukjes" së TikTok nga Shtetet e Bashkuara, kompanitë e mëdha duket se janë hedhur  në sulm kush ta blejë më parë.

Auto & Tek

04/08/2020 09:44

Këtë të diel, gjiganti Microsoft bëri publik planet e tij për të blerë TikTok. Microsoft garanton që do t’ i bindet të gjithë ligjeve dhe rregullave që ofron SHBA në mënyrë që TikTok jo vetëm të mos shihet si rrezik madje të sjellë përfitime kolosale për ekonomikë amerikane.

Me pak fjalë, Microsoft do bëjë të pamundurën që Amerika të jetë gjithmonë e para, ashtu siç dëshiron dhe presidenti.

Mësohet se i gjithë informacioni që ekziston në servera në shtete të tjera, do të fshihet në momentin e parë që kompania do t’ i kalojë Microsoft, transmeton living.al.

Nuk dihet sa do t’i kushtojë Microsoft blerja e TikTok, megjithatë aplikacioni më i përdorur i momentit duket se nuk do të ngelet pa shtëpi.