Trump: TikTok do të ndalohet në SHBA nëse nuk shitet deri më 15 shtator
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të hënën se aplikacioni për shpërndarjen e videove në pronësi kineze TikTok do të "dalë jashtë përdorimit" në Shtetet e Bashkuara, nëse nuk do t'i shitet një firme amerikane deri më 15 shtator.
Auto & Tek
“Do të mbyllet më 15 shtator, përveç nëse Microsoft ose dikush tjetër është në gjendje ta blejë atë dhe të hartojë një marrëveshje”, u tha Trump gazetarëve.
Më herët, komania amerikane Microsoft, gjiganti i teknologjisë në Shtetet e Bashkuara, ka konfirmuar se është duke vazhduar bisedimet për blerje të operacioneve të aplikacionit kinez, TikTok në territorin amerikan.
Shefi i Microsoftit, Satya Nadella ka zhvilluar një bisedë me presidentin amerikan, Donald Trump rreth kësaj çështjeje, ka thënë kjo kompani.
Microsoft ka theksuar se “vlerëson rëndësinë” e shqetësimeve të Trumpit për këtë aplikacion.
Zyrtarët e SHBA-së kanë thënë se TikTok paraqet një rrezik kombëtar për shkak të trajtimit që u bën të dhënave personale.
Drejtori i Përgjithshëm i TikTok, Kevin Mayer tha në një postim javën e kaluar se kompania ishte e angazhuar të zbatonte ligjet e SHBA-së. /Rel