3 arsye për të ndaluar vendosjen e lidhëses së flokëve rreth kyçit të dorës
Ndoshta keni dëgjuar se vendosja e lidhëseve të flokëve në dorë mund të jetë e keqe për shëndetin tuaj, por mbase nuk i keni kushtuar shumë vëmendje.
Fun
Rezulton se kjo nuk është thjesht një histori tmerri nga mjekët, por një realitet, dhe këto fjalë duhet të merren seriozisht, transmeton lajmi.net.
- Mund të shkaktojë probleme të qarkullimit të gjakut.

Kur vendosni një shirit në kyçin e dorës, ju bllokoni enët e gjakut. Kjo ndërhyn në lëvizjen normale të gjakut në trup. Si rezultat, ju mund të zhvilloni sindromën e tunelit karpal i cili manifestohet në dhimbje të zgjatur dhe mpirje të gishtërinjve.
- Mund të çojë në një infeksion kërcënues për jetën.

Rezulton se kur vendosni lidhëse flokësh në dorë për një kohë të gjatë, ajo dëmton lëkurën për shkak të fërkimit dhe ngjeshjes që shkakton. Bakteret nga vetë brezi elastik dhe nga lëkura mund të hyjnë në këtë plagë dhe ta infektojnë atë.
- Mund të prishë pamjen tuaj.

Vendosja e lidhëses të flokëve në dorë nuk është aspak elegant. Do të ishte shumë më mirë të zgjidhni disa byzylyk elegant ose orë që do t’i përshtaten më shumë pamjes tuaj. /Lajmi.net/