Atletja 4 –vjeçare shpreson që një ditë të arrij në lojërat Olimpike
Atletja 4 –vjeçare tregon lëvizjet e saj mahnitëse duke shpresuar që një ditë do të bëhet fituese në lojërat Olimpike.
Fun
Vajza 4-vjeçare e cila në Instagramin e saj ka 30 mijë ndjekës, tregon aftësinë e saj në atletikë ku dhe shpreson që një ditë do të arrij të shkoj në lojërat Olimpike, transmeton lajmi.net.
Jayden Pollard nga Dallasi, Teksas, ka praktikuar gjimnastikën në shtëpinë e saj bashkë me babain i cili ishte arsyeja kryesore që e shtyu vajzën në këtë drejtim.

Ajo akoma nuk ka filluar shkollën, ajo mund të rrotullohet dhe të fluturoj në ajër, këtë duke e mësuar ndër vite.
Babai i saj Roland, 29-vjeçar e ka mësuar Jayden që nga janari dhe ka filluar të postoj video të saj në Instagram duke i ndarë bashkë me ndjekësit e vajzës të cilët me kalimin e kohës edhe shtoheshin.

Roland ka një kompani që e zotëron dhe ai e ka mësuar vajzën e saj që kur ishte e vogël duke filluar me qëndrimin në duar.
Duke praktikuar gjimnastikën ajo edhe arriti suksese në një moshë të shumë të re dhe që një ditë shpreson që të arrijë në lojërat Olimpike. /Lajmi.net/