Man Utd transferon James Rodriguezin?

Manchester United mund të jetë skuadra që ‘shpëton’ karrierën e James Rodriguez.

Sport

26/07/2020 12:46

Ylli kolumbian, James Rodriguez, i cili këtë sezon e kaloi te Real Madrid, nuk arriti të gjente hapësira në planet e Zinedine Zidane.

Real Madrid janë gati të shesin kolumbian, meqë edhe janë në nevojë për para dhe duket se tashmë ka një skuadër që mund të ofrojë për kartonin e mesfushorit.

Sipas raportimeve të ‘Express’, Man United janë gati të transferojnë James, transmeton lajmi.net.

Thuhet se ‘Los Blancos’ do të pranonin një ofertë që do të kapke shifrën e 23 milionë funteve dhe United mund ta arrijnë këtë.

Për James ka pasur interesim edhe nga skuadra italiane e franceze, por Premierliga është destinacion më i preferuar për të. /Lajmi.net/